Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit te “Mbretëresha Geraldinë”

Ditën e sotme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë fëmija me peshën më të madhe të 10 viteve të fundit. Lajmin e bëri publik Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu.

“Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”. Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, shprehet Koçiu.

Në postimin e saj ajo ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor ,”Mirënjohje nga zemra për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kids’ time (@kidstime.al)

Share With:
Translate »
128 Views