Fotoja e parë e Xhensilës pas lindjes së vajzës, ja si duket këngëtarja

Ajka që ka bekuar jetën e saj dhe të Besit, erdhi në jetë vetëm nëntë ditë më parë, por kurioziteti për të mësuar shumëçka rreth më të voglës së familjes së tyre, nuk rresht. Shpesh janë mediat e ndryshme, fotot që qarkullojnë e plot detaje të tjera që e pasurojnë edhe më shumë profilin e familjes më të re të showbiz-it shqiptar.

Por, vetëm sot ka dalë fotoja e parë që na tregon se si dukej Xhensila Myrtezaj pak orë pasi kishte sjellë në jetë vajzën. Në krahë të bashkëshortit Bes Kallaku, lumturia si prindër të rinj atyre u lexohet qartazi në sy.

Ndërsa, për Xhensilën mund të themi vetëm se mëmësia ia ka shtuar edhe më shumë nurin këngëtares bukuroshe shqiptare.

Dhe kemi të drejtë apo jo?

Share With:
Translate »
1057 Views