Ndodh edhe në familjen mbretërore, kunata i merr borxh këpucët Meghan-it

Na ndodh shpesh që të marrim borxh veshje, këpucë apo akesorë të ndryshëm nga motrat apo miket tona. Dhe me sa duket, këtë praktikë e ndjekin edhe anëtaret e familjes mbretërore. Princeshës Eugenie, kushërirës së Harry-t, i kanë pëlqyer aq shumë këpucët e Meghan, sa nuk iu ka rezistuar dot dhe ia ka kërkuar kunatës një “xhiro”.

Në ditëlindjen e 100 të Nelson Mandela-s, ajo është shfaqur me të njëjtat këpucë që Meghan veshi ditën që shpalli fejesën me princ Harry-n. Këpucët bezhë, kamosh me lidhëse janë të markës italiane Aquazzura. Meghan është një fanse e kësaj firme, pasi nuk është hera e parë që vesh këpucët e saj. Edhe princeshë Charlotte u shfaq në dasmën mbretërore me këpucët e Aquazzura-s.

Meghan i kishte kombinuar me një fustan të zi dhe me një pallto të bardhë, ndërsa Eugenie me një fustan jeshil. Kujt i shkojnë më shumë?

Këpucët nuk janë e vetmja gjë e përbashkët mes Meghan dhe Eugenie, pasi kjo e fundit do të martohet në tetor në të njëjtën kishë, ku u martua Harry dhe Meghan, fiks pesë muaj pas tyre. Dhe njësoj si ata edhe Eugenie do të ketë të ftuar 1200 të ftuar nga publiku për ta përjetuar nga afër emocionin e dasmës.

Share With:
Translate »
846 Views