Fotoja e parë zyrtare e trashëgimtares më të vogël në botë, që do të udhëheqë Spanjën

Oborri Mbretëror i Spanjës ka publikuar portretin e parë zyrtar të mbretëreshës së ardhshme të Spanjës: Leonor, Princeshë e Asturias, e cila festoi 12-vjetorin e lindjes dje, më 31 tetor. Fotografia është bërë më 12 tetor në Pallatin Mbretëror të Madridit, para ditëlindjes së saj, në të njëjtën ditë kur Spanja festonte Ditën Kombëtare.

Fotograf ishte Francisco Gomez. Princesha ishte paraqitur në një foto zyrtare në krah të madhërisë së tij, mbretit Juan Carlos dhe më pas Felipe, Princit të Asturias, 5 vjet më parë, në një foto që prezantonte tre breza të monarkëve aktualë të Spanjës dhe pasardhësve.

Dje, Lartësia e saj mbretërore e festoi ditëlindjen në mënyrë private me miqtë në shkollë dhe me familjen në shtëpi. Ajo çoi ëmbëlsira në klasë për shokët me rastin e ditëlindjes siç bëri dhe një vit më parë, kur u shpërndau kekë të bërë prej asaj vetë.

Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e kanë mbajtur Leonor dhe motrën e saj më të vogël, Infanten Sofia jashtë syve të publikut sa më shumë të ishte e mundur kur ishin të vogla. Ato janë parë vetëm në pak raste.


Leonor u lind në 31 tetor 2005 nga Princi dhe Princesha e Asturias, tani Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës në Ruber International Hospital të Madridit me operacion sezarian .

Ajo është e para në vijën e trashëgimtarëve për të pasuar babanë e saj e ndjekur nga e motra, Infantja Sofia, 10 vjeçe. Ajo është e presupozuar si trashëgimtare për shkak të ligjeve të monarkisë spanjolle, sepse nëse prindërit e saj do të kishin një djalë, do të kenë një djalë, do të jetë ai i pari që të pretendojëtitullin e Princit të Asturias. Leonor do të spostohej pas si infanta Leonor.

Në këtë moment, princesha 12-vjeçare është trashëgimtarja më e vogël e një froni në Evropë.

Share With:
Translate »
928 Views