I biri surprizon Kastron live në emision

Ai është një nga këngëtarët më interesantë dhe kontroversë të skenës shqiptare. Emri i tij i vërtetë është Klevis Bega, por karrierën ka zgjedhur ta nisë me emrin Kastro Zizo. Me një karrierë të gjatë muzikore, Kastro ka ardhur pranë publikut me zhanre të ndryshme muzikore. Përtej karrierës artistike, këngëtari është baba i dy fëmijëve, Nias dhe Dankanit.  Sot, në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, Dankan nuk ka nguruar t’i shprehë babait dashurinë që ka për të. “Babi ndihem krenar për ty, jam i lumtur që të bëra baba për herë të parë. Atë që ndjej për ty nuk mund ta shpreh dot me fjalë. Ashtu sikur t’i më ke dritën e syve, i tillë je dhe për mua. Të uroj suksese tek Kënga Magjike”, tha Dankan në mesazh për babain e tij Kastro.

Share With:
Translate »
717 Views