Fotoja me fëmijën e djegur 2-vjeçar, e vërteta e shkrepjes se saj
Fotoja që shihni më poshtë prej pasdites së ndjeshme ka bërë xhiron e mediave sociale.Të gjithë e kanë lidhur atë e zjarrin e tmerrshëm të rënë në Greqi dhe me ndihmën që një zjarrfikës po i jep një fëmije dy vjeçar të përfshirë nga flakët.
Por e vërteta është krejt ndryshe. Kjo është një foto e shkrepur në vitin 1989 nga Ron Olshwanger. Në të tregohet një zjarrfikës, i cili mundohet t’i bëjë frymëmarrje gojë më gojë një fëmije që ka arritur të shpëtojë nga djegia e një ndërtese në St. Louis.
Fëmija është krejt i zhveshur dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo foto dhe fotografi që e ka shkrepur atë, kanë marrë çmim Pulitzer.