Fotot e fundit dëshmojnë edhe një herë se vajza e Gigi Hadid është një kopje e saj

Në ditëlindjen e 28-të të Gigi Hadid, Bella Hadid ka publikuar si rrallëherë disa foto të supermodeles me vajzën e saj 2-vjeçare Khai në një postim në Instagram. Një foto shihet dyshen nënë-bijë me modele flokësh të ngjashme në natyrë.

Në një foto tjetër, Khai shihet në krahët e modeles teksa ajo bën makeup.

Gëzuar ditëlindjen,” shkroi Bella në Instagram,”-mikja ime më e mirë, e besuara ime, mësuesja ime, logjika ime, partnerja ime e preferuar.” Ndërsa zbuloi pseudonimin e saj të veçantë për mbesën e saj, Bella tha për Gigin ” ti më solle dhuratën time më të preferuar në botë miss Khaibaloo”.

Në postimin e saj, Bella shpjegoi gjithashtu pse mungoi në festën e ditëlindjes së Gigi-t në Walt Disney World, ku morën pjesë miq të ngushtë.

“Do isha ndjerë më mirë po të isha duke festuar në Disney, por unë jam gjithmonë me ty në shpirt 365 ditë në vit. Të dua pafund.”

Bella gjithashtu përfshiu foto nga fëmijëria në postimin e ëmbël.

Gigi mirëpriti Khai me ish-partnerin Zayn Malik në shtator 2020. Që atëherë, Bella ka krijuar një lidhje të veçantë me mbesën e saj, e shfaqet shpesh duke fjetur në shtëpinë e Gigi-t për të kaluar kohë me të voglën.

Share With:
Translate »
115 Views