Fotot e para shtatzënë dhe Floriana duket kështu
Floriana Garo la televizionin për t’u zhvendosur pranë të fejuarit të saj në Zvicër, por ne tani presim shfaqje të tjera interesante të saj, duke qenë që ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Ndoshta e kemi parë shtatzënë pa e ditur që ishte në pritje të fëmijës, në postimet e mëparshme gjatë vizitës në Shqipëri, por sot moderatorja ka postuar një foto të plotë, e para pasi konfirmoi që po pret një fëmijë. Ajo ndodhet në Strasburg të Francës, në një udhëtim fundjave, siç e quan vetë dhe ka realizuar një foto në një nga lagjet e qytetit.
Sytë tanë shkojnë menjëherë te barku, por aq e gjatë sa është Floriana, është vështirë që të dallosh një ndryshim të dukshëm, që në muajt e parë të shtatzënisë, në trupin e saj. Një bluzë ngjyrë lejla thuajse e ka mbuluar harkun e barkut, edhe pse moderatorja është pa pallton apo xhaketën e gjelbër që ia shohim në foton tjetër pranë katedrales së Strasburgut.
Ajo ka zgjedhur një palë pantallona të ngushta dhe çizme deri te gjuri për këtë udhëtim dhe duket si zakonisht e bukur dhe elegante. Floriana, herë tjetër vish diçka më të ngushtë dhe thuaji Enisit të të fotografojë më nga afër. Të gjithë jemi kureshtarë të të shohim si mami në pritje!