FOTOT/ Po pinte duhan pranë të birit? Justin Bieber në qendër të kritikave
Këngëtari i famshëm Justin Bieber është përfshirë në një debat të nxehtë në rrjetet sociale pas postimit të disa fotove në Instagram, ku shihet duke kaluar kohë me djalin e tij të vogël, Jack Blues.
Në një nga imazhet, këngëtari 31-vjeçar shfaqet i ulur në verandë, duke vështruar me dashuri të birin. Ndërsa në një tjetër foto, Bieber shihet në të njëjtin ambient duke pirë duhan me një mik, por këtë herë pa praninë e foshnjës.
Fotografitë, të cilat dukshëm janë bërë në momente të ndryshme, kanë ngjallur reagime nga ndjekësit e tij. Disa prej tyre e akuzuan këngëtarin për sjellje të papërgjegjshme, duke ngritur shqetësime për mundësinë që ai të ketë pirë duhan pranë fëmijës së tij të mitur.
“Mos pi duhan pranë fëmijës tënd”, shkroi një komentues, ndërsa të tjerë dolën në mbrojtje të artistit, duke theksuar se Jack nuk ishte i pranishëm në foto kur Bieber po pinte. “Është qartësisht një moment tjetër, foshnja nuk është aty”, shkruante një ndjekës.