Franca në dilemë për fëmijën e quajtur “Xhihad”

A është e pranueshme të quani fëmijën tuaj “Xhihad” në Francë, vend që ka vuajtur nga  sulmet terroriste më të këqija të Europës në vitet e fundit?

Kryeprokurori i Francës tani duhet të luftojë me këtë pyetje pasi emri i zgjedhur i një çifti për djalin e tyre është referuar nga autoritetet në Toulouse, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, gjykata franceze për çështjet e familjes do  të duhet të vendosë për rastin.

“Xhihad” në arabisht do të thotë “përpjekje” ose “luftë”, jo veçanërisht “luftë e shenjtë”.

Ligji francez nuk kufizon zgjedhjet e prindërve për emrin e fëmijës së tyre, por me kusht që emri  nuk dëmton interesat e fëmijës dhe nuk kundërshtohet nga anëtarët e tjerë të familjes.

Djali i Tuluzos, i quajtur “Xhihad”, lindi në gusht. 

Termi “xhihadist” zakonisht përdoret për të përshkruar militantët islamikë, të tillë si ata që kryejnë sulme terroriste në emër të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Që nga fillimi i 2015, militantët islamikë kanë vrarë më shumë se 230 persona në Francë, ku mbetet në fuqi ende gjendja e jashtëzakonshme.

Share With:
Translate »
797 Views