Francesco Totti shfaqet me djalin dhe partneren e re, por nuk lejon vajzën të takojë të dashurin e Ilary Blasi
Francesco Totti dhe Noemi Bocchi ishin në tribunë për Roma-Bayer Leverkusen, një ndeshje e Europa League që përfundoi 1-0 për Giallorossi. Ish-futbollisti dhe partnerja e tij e re, ishin në tribunë së bashku me Cristian Totti, djalin e ish-mbrotjësit. E sigurisht nuk kanë kaluar pa u vënë re se të tre janë shfaqur duke qeshur e biseduar, duke reflektuar harmoni në raportin e tyre.
Të vetmet momente të tensionuara? Ato për veprimet në fushë, sepse gjithçka shkon mirë në familje. Pas arratisjeve të muajve të para dhe mohimeve të shpeshta, nuk ka më nevojë për t’u fshehur: Totti dhe Bocchi nuk janë më në lidhje sekrete, edhe nëse kureshtja mbetet e lartë mbi ta, sidomos për shkak të divorcit.
Megjithatë, për momentin në mediat italiane nuk është kryefjalë vetëm gjyqi mes ish-kapitenit të Giallorossi dhe Illaryt, por edhe fakti se raportohet që Francesco nuk lejon që Bastian Muller Pettenpohl, partneri i ri i ish-gruas së tij, të takojë vajzën e tij më të vogël, Isabel, 7 vjeç.
Prezantuesja e ‘L’Isola dei Famosi’ vazhdon të jetojë në rezidencën familjare me tre fëmijët e saj. Por flitet për 30 mijë euro shpenzime mujore për mirëmbajtjen e vilës.
Thuhet se Muller qëndron shpesh në vilën familjare, e cila i ka mbetur Blasit pas ndarjes dhe javët e fundit vajza e vogël është fotografuar shpesh me nënën dhe partnerin e saj. Ndryshe nga rasti i Cristian dhe vajzës së tij tjetër, Chanel, 16 vjeç, të cilët janë mjaft të rritur për të vendosur vetë nëse do të shoqërohen apo jo me partnerët e rinj të prindërve të tyre, Isabel është ende shumë e vogël. Për më tepër, Noemi Bocchi, ndryshe nga Muller, nuk ka qenë kurrë veçanërisht e afërt me Isabelën e vogël, pavarësisht se e ka takuar.
Paqja mes ish-bashkëshortëve duket ende shumë e largët.