Françeska rrëfehet për herë të parë: Në fëmijëri kam vuajtur nga disleksia

Françeska Murati, është një prej banoreve të formatit të ‘BBV3’, e cila kohët e fundit ka marrë vëmendjen e një publiku mjaft të gjerë.

Teksa ka zhvilluar një intervistë përpara hyrjes së saj në format, Françeska ka folur për fëmijërinë e saj ku ka treguar se ka vuajtur nga ‘disleksia’, e cila lidhet me problemet që një individ ka në lexim pavarësisht nga inteligjenca normale, ku gjithashtu ka treguar se falë zyshave në Angli, aty dhe ku është diagnostikuar, Françeska ka arritur të vazhdojë shkollën dhe të arrijë suksese

 

‘Shifja gjithë nxënësit e tjerë që ishin ekselentë në matematikë dhe unë që nuk i kuptoja dot. Ato shkruanin dhe unë rrija, nuk dija, nuk arrija të lexoja dot. Shumë vështirësi. Testi është shumë i shtrenjtë por unë pata fatin që shkolla e bëri këtë investim për mua. Pasi bëra testin rezultoi që e kisha shumë rëndë këtë ‘disleksia’ dhe më sollën një zyshë tek shkolla që ishte profesioniste për këtë gjë.’- është shprehur Françeska.Françeska rrëfen mes lotësh traumat e fëmijërisë: Më kanë mbyllur në banjë

Share With:
Translate »
47 Views