Maluma bëhet baba për herë të parë dhe ndan në rrjet momentet magjike

Ëndrrat më e mëdhe e Malumës është bërë realitet: Ai është bërë baba për herë të parë!

Këngëtari latin dhe e dashura e tij, Susana Gómez, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë të quajtur Paris. Maluma ka treguar se Paris ka lindur sot më 9 mars.

Më 9 mars në orën 8:23 të mëngjesit lindi dashuria e jetës sonë Paris Londoño Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet tuaja të ditëlindjes. Susana.. Dashuria ime faleminderit që realizove ëndrrën time më të madhe për të qenë baba. Nuk do e harroj kurrë këtë moment. I dua”, thuhet në mesazhin e këngëtarit 30-vjeçare në Instagram.

Maluma postoi një foto bardh e zi të Parisit të vogël duke mbajtur gishtin e tij. Postimi i superyllit të Kolumbisë vazhdoi me një tjetër imazh bardh e zi të tij duke puthur Susanën në ballë, ndërsa ajo mbante vajzën e tyre. Maluma e përfundoi postimin e tij me një foto të tij me Parisin, ndërsa ajo mbështeti kokën në gjoksin e tij.

Share With:
Translate »
25 Views