‘Frymoj për ty’, Jonida Vokshi nuk ndahet nga e bija dhe sapo na tregoi momentin më të ëmbël

Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë me datë 18 Qershor. Në jetë erdhi vogëlushja Emi, emrin e bukur të së cilës e kishin menduar që gjatë shtatzënisë.

Dyshja kanë treguar se me Emin po njohin një dimension tjetër dashurie. Si Besniku ashtu dhe Jonida kanë publikuar vazhdimisht foto pranë të voglës në rrjete sociale, duke zbuluar si po ua ndryshon jetën nga dita në ditë.

Së fundmi, Jonida ka publikuar në Instastory një foto të së bijës duke fjetur dhe ka shkruar: “Frymoj për ty”. Aktorja nuk ndahet për asnjë moment nga Emi i saj.

Share With:
Translate »
659 Views