Ftoi burrin dhe vajzat në ceremoni zyrtare/ Mediat e Kosovës: Osmani shkeli protokollin kur dekoroi Dua Lipën!

Ardhja në Kosovë e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, për të performua për Sunny Hill, solli me vete dhe shumë takimë insittucionale.

Ftoi burrin dhe vajzat në ceremoni zyrtare/ Mediat e Kosovës: Osmani

Ky veprim nxitur reagime të shumta në publik, duke pretenduar se e para e vendit e ktheu Presidencën në ambient familjar.

A u shkel protokolli nga ky veprim i presidentes?

Tomor Avdia, njohës i protokollit thotë se ceremonitë e pritjes janë dy llojesh. E para, është ajo zyrtare që organizohet në Presidencë dhe e dyta në audiencë private, që zhvillohet në rezidencën e familjes së presidentit apo presidentes në këtë rast. Ndaj, sipas tij, pasi që ceremonia e djeshme ka pasur karakter zyrtar në presidencë, prezenca e familjarëve të tjerë përbën thyerje të protokollit.

“Ceremonitë janë dy llojesh, në presidencë dhe në audiencë private, të cilat zhvillohen në shtëpinë e familjes së presidentit apo presidentes në këtë rast. Këtij takimi i është dhënë karakter i audiencës private pasi që pjesëmarrës ishin familjarët. Këtu ka thyerje të protokollit”, tha Avdia.

Ai ka treguar se presidentja Osmani, nuk është e vetmja shefe e shtetit që ka bërë shkelje të tilla të protokollit. Sipas tij, edhe tek presidentet e tjerë, ka pasur lëshime të tilla protokollare.

“Edhe tek presidentët e tjerë ka pasur lëshime të tilla, të cilët iu kanë përshtatur më shumë interes të votuesit, se sa atij të shtetit, për atë edhe pse janë zgjedhur”, shton Avdia.

Ftoi burrin dhe vajzat në ceremoni zyrtare/ Mediat e Kosovës: Osmani

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimeve me Dua Lipen dhe Rita Orën, kishte zhvilluar takim i vetëm, pa anëtarët e familjes së tij. Por, një gjë të tillë e praktikojnë edhe presidentët nëpër vende të ndryshme të botës.

Ftoi burrin dhe vajzat në ceremoni zyrtare/ Mediat e Kosovës: Osmani

Në Amerikë ngjashëm ishte parë edhe ish-presidenti Trump me gruan e tij në takime të ndryshme zyrtare, e po ashtu edhe presidenti i tanishëm Biden bashkë me vajzat.

Reagimet që “Presidenca s’është e familjes Osmani”

Përfshirja e burrit dhe vajzave të presidentes Osmani në një ceremoni zyrtare, ka nxitur kritikat të shumta në drejtim të shefes se shtetit.

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu, ka deklaruar se Osmani ka kryer padrejtësi sepse të gjithë fëmijët mund të duan ta takojnë Duan, por nuk e kanë nënën Presidente.

Ftoi burrin dhe vajzat në ceremoni zyrtare/ Mediat e Kosovës: Osmani

“Çka lyp burri i presidentes bashkë me çika, në Presidencëme ba foto me Dua Lipën? Çka me ba femijët e tjerë, që kanë dëshirë me taku Duan, po nuk e kanë nanën presidente? Ani edhe Prindoni ish rendit aty”, ka shkruar Avdiu.

Edhe analisti e gazetari Ilir Mirena, ka postuar dy fotografi për të bërë një krahasim.

“Gjeni dallimet! Megjithatë, Vjosa është kah bon përpjekje titanike për emancipimin e zotëriut të pare. I falet”, ka shkruar Mirena.

Kurse, Parim Olluri i ka bërë thirrje presidentes e burrit të saj që ta marri edhe baxhanakun nëse ka.

“E ky Prindoni a ka naj baxhanak të vetin? Merrne edhe ata në Presidencë. Në takime me yje. Si ky me Dua Lipën. Nxjerrjani yndyrën benefiteve që i mundëson pushteti. Pushteti Krejt dhe Drejt”, ka shkruar Olluri.

Si irritues ky gjest ishte parë edhe prej qytetarëve, të cilin komentonin nëpër rrjete sociale. Ata kanë shkruar se “Presidenca nuk është e familjes Osmani”.

Super ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, po qëndron në Kosovë teksa gjatë natës së mbrëmshme u shfaqë në skenën e festivalit “Sunny Hill”, e cila pas performancës së jashtëzakonshme u largua nga skena me mesazhin “Gjithçka është e mundur, vazhdoni ëndërroni”

Share With:
Translate »
94 Views