Ndahet nga jeta 12-vjeçari britanik, ra në koma pas “sfidës” në TIK TOK

Një djalë 12-vjeçar, i cili ishte në koma për katër muaj, vdiq të shtunën në një spital në Londër pasi mjekët vendosën t’i heqin aparaturat që e mbanin në jetë, pas një beteje të gjatë gjyqësore.

Nëna e Archie Battersbee, Hollie Dance, tha se ai vdiq në orën 12:15 pasdite, rreth dy orë pasi spitali filloi të hiqte aparaturat. Gjykatat britanike kishin refuzuar kërkesën e familjes për të transferuar Archie në një ambient të posaçëm dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut refuzoi për herë të dytë të ndërhynte në këtë rast.

“Ai luftoi deri në fund,” tha Hollie Dance, duke qarë jashtë spitalit. “Unë jam nëna më krenare në botë.”

Prindërit e Archie zhvilluan një sërë betejash gjyqësore për ta mbajtur djalin e tyre në jetë me aparatura. Por mjekët argumentuan se 12-vjeçari kishte pësuar dëmtim të parikuperueshëm në tru dhe se nuk kishte asnjë shans për t’u rikthyer në jetë.

Archie Battersbee u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij, dhe dyshohet se u lëndua gjatë tentativës për të kryer një “sfidë” që ishte bërë virale në rrjetet sociale.

Share With:
Translate »
107 Views