Futbollsti shqiptar ‘ultimatum’ bashkëshortes: Jo fëmijë gjatë turneut

Duke qenë se fejesën, propozimin për martesë, dasmën i organizuan brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, pritej që së shpejti do të kishim edhe një bebe nga Granit Xhaka dhe Leonita, po e sigurt që jo. Futbollisti shqiptar e ka mendjen vetëm tek botërori i verës 2018, dhe nuk është në planet e tij të afrëta sjellja në jetë e një bebeje. Gjatë një interviste për gazetën gjermane “Blick”, Xhaka ka treguar se “ia ka bërë të qarta” gruas se fëmija mund të lindë para apo pas Botërorit, por jo gjatë turneut. “Shpresoj që të kem fëmijë së shpejti, por ende nuk ka asnjë rrugës, pasi edhe për fëmijët duhet një plan i mirë. S’dua që gruaja ime të jetë shtatzënë gjatë atyre ditëve. Ndoshta fëmija mund të lindë para apo pas Botërorit, por jo gjatë turneut”, shprehet Xhaka. Graniti dhe Leonita u martuan këtë verë në një ceremony larg vëmendjes së mediave. Ai i bëri një propozim përrallash të fejuarës së tij, i ulur në gjunjë në një darkë romantike buzë detit, dhe tani vëmendja e tij është vetëm tek futbolli. Nuk thonë kot që të kesh një të dashur futbollist nuk është edhe shumë e thjeshtë.

Share With:
Translate »
741 Views