Gabimi më i madh që e bëjnë prindërit: Detyrimi i fëmijëve ta përqafojnë apo puthin një të afërm

Vetëm 1 në 3 persona janë të vetëdijshëm se çfarë nënkupton termi “miratim” apo “pëlqim”.

Dhe është koha kur duhet të fillojmë t’ua mësojmë fëmijëve këtë qysh në moshë të hershme, transmeton Telegrafi.

Shumë prind e kanë shprehi t’i detyrojnë fëmijët që ta puthin apo përqafojnë një të afërm të rritur.

Por, edhe nëse kjo duket si gjest i pafajshëm, faktikisht nuk është dhe madje ka shumë efekte të mëdha psikologjike te fëmija.

Bright Side ka përpiluar një listë me gjërat të cilat tregojnë se përse detyrimi i fëmijës për t’i përqafuar tjerët është ide e keqe.

Fillojnë të mendojnë se është në rregull që të rriturit t’i prekin

Fëmijët nuk mësojnë vetëm nga prindërit, por edhe nga gjërat dhe personat tjerë përreth. Nëse i lini të afërmit që t’jua përqafojnë fëmijët dhe t’i puthin në faqe secilën herë që takohen, atëherë për fëmijët ky akt normalizohet.

Kjo është e rëndësishme që t’ua mësoni fëmijëve dallimin mes prekjeve të mira e të këqija.

I bën të besojnë se nuk brengoseni për rehatinë e tyre

Nëse fëmija refuzon ta përqafojë tezen, axhën apo ndonjë familjar më të largët dhe ju e detyroni ta bëni atë, atëherë fëmija mendon se ju më shumë e vlerësoni komfortin e të huajve sesa të fëmijës tuaj.

I mëson se të afërmit “nuk mund të jenë abuzues”

Sipas një raporti, në rreth 70 për qind të rasteve fëmijët abuzohen nga  anëtarët familjarë.

Duke i detyruar fëmijët që t’i përqafojnë   të afërmit që nuk i njohin mirë, ju e nxitni fëmijën të besojë se nuk ka asgjë të gabuar dhe se të afërmit asnjëherë nuk mund të jenë abuzues.

Fëmijët bëhen konfuz – a t’u besojnë të huajve apo jo?

Një moment i thoni fëmijës që të mos flasin me persona të panjohur dhe në momentin tjetër i thoni ta përqafojë apo puthë një të afërm familjar që nuk e njeh.

Sigurisht se familjarët nuk janë vërtet të panjohur, por fëmijët nuk dinë më mirë.

Këto veprime e bëjnë fëmijën konfuz dhe e lënë të mendojnë se a duhet t’i besojnë dikujt apo jo.

Share With:



1100 Views