Nga A në ZH, të gjitha sekretet e pjekjes së gjelit sipas Arbanës

Gjeli i detit nuk mungon në tryezën e çdo shqiptari në natën e ndërrimit të viteve dhe Arbana ashtu siç kishte premtuar ka paraqitur sot sekretet e pjekjes në mënyrë perfekte të gjelit së bashku me kulaçin.
Për kulaçin: 1 kg miell
500g kos
Gjysmë luge çaji sodë buke
Gjysmë luge gjelle kripë
Ujë

Përgatitja: Zëmë brumin (duhet të jetë i fortë, jo i butë) dhe e shtrijmë në një tavë të lyer me vaj ulliri. E pjekim në 200 gradë për 30-35 minuta.

Pasi të piqet do ta thërrmojmë me duar me ndihmën e familjarëve e sa është i nxehtë. Nëse e lini të ftohet do jetë e vështirë ta thërrmoni e do ju copëtohen duart.

Për lëngun e kulaçit: Kaurdisni një qepë të kuqe të grirë imët në 100g gjalpë në temperaturë të ulët. Shtoni aty të brendshmet e gjelit të prera në copa të vogla dhe skuqini bashkë me qepën. Hidhni kripë, piper, rigon dhe plot nenexhik të thatë. Shtoni lëngun që ka lëshuar gjeli gjatë pjekjes dhe 2 gota ujë. Ziejeni për 15 minuta në temperaturë mesatare. Kulaçin e thërrmuar vendoseni në një tenxhere të madhe, hidhini lëngun e nxehtë dhe përziejeni fort me lugë druri për disa minuta. Këtë proçes bëjeni vetëm para servirjes, pra nesër rreth orës 9.

Për gjelin: Pasi ta lyeni mirë e mirë me kripë dhe me gjalpë do ta mbushni me gjysmë molle, gjysmë qepe, një karrotëm, gjysmë limoni dhe një degë selino dhe do t’ia lidhni këmbët (mos ju ikë).

Gjelin do ta piqni me gjoksin poshtë kështu: (Furra e parangrohur)
30 minuta me 200 gradë
75 minuta 160 gradë
75 minuta 120 gradë
5 minuta 250 graddë
(Pra në total 3 orë; mos e hapni furrën orë e minutë, mos e shponi gjelin me pirun dhe lëngun që do lëshojë përdoreni për kulaçin)
Mos e zieni gjelin. Nuk ka nevojë,, do jetë i pjekur perfek

Share With:
Translate »
1005 Views