Gazetarja e njohur feston ditëlindjen e vajzës, poston foton e parë nga materniteti dhe dhuratën e saj

Një ndër figurat e spikatura në emisionin “Fiks Fare” është gazetarja Paloma ose me emrin e vërtetë Rudina Demneri. Para dy vitesh ajo është bërë nënë e një vajze dhe madje gjithë këtë eksperiencë e ka rrëfyer edhe në një emision televiziv. Por ka kaluar kohë që atëherë dhe emocionet janë po aq të forta.

Luna ka festuar ditëlindjen e saj të dytë dhe Paloma e ka uruar në Instagram të bijën me foton e parë nga materniteti duke shkruajtur: “Nuk mundem dot te pershkuaj me fjale ate moment qe ti erdhe ne jeten time. 11/2/2016. Data qe me dhe titullin me te bukur. Gezuar ditelindjen Luna ime . 2 vjec sot .”

Ndërkaq nuk ka vonuar edhe dhurata e parë për të voglën. Me sa duket Luna qenka një e apasionuar pas makinave dhe dëshira për të ngarë një makinë sapo iu bë realitet. Kids’ Time i uron jetë të gjatë vogëlushes dhe gëzoftë shëndet të plotë! /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1588 Views