Gentian Zenelaj mesazh vajzës së tij 4-vjeçare

Aktori i njohur, Gentian Zenelaj, është anëtar i jurisë në këtë sezon të gjashtë të emisionit “Dance With Me”.

Drejtuesit i emisionit “Stop” tha këtë të hënë se vajza e tij 4 vjeçe e akuzon gjithmonë që nuk i flet nga ekrani dhe se vjen vonë në shtëpi.

Prandaj pas përfundimit të kërcimit të çiftit Eva dhe Ermali, Zenelaj i dërgoi një mesazh vajzës së tij.

Ai i premtoi se këtë mbrëmje kur të shkojë në shtëpi do i lexojë një përrallë.

“Alketa meqë ishim tek fëmijët të lutem mund ta shfrytëzoj 3 minuta produksionin tënd që të bëj një përshëndetje të vogël sepse ajo më akuzon gjithmonë se nuk i flas nga ekrani dhe më gjithmonë më shan se vjen vonë dhe nuk e di ku ishe. Është Aria, vajza ime katër vjeç. Aria, zemra babit të dua shumë! Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexojë një përrallë me gojë”, tha Zenelaj.

 

Share With:
Translate »
469 Views