Georgina Rodriguez tregon lodhjen e vërtetë të të qenit prind

Modelja e njohur Georgina Rodriguez publikoi disa imazhe në rrjetin social Instagram, duke treguar lodhjen prej një prindi.

24-vjeçarja ka përshkruar fotot e Instagram për 3.2 milionë ndjekësit e saj: “Pritshmëria kundër realitetit hahaha”.

Valltarja dhe ish-kamerierja lindi vajzën e saj të parë, Alana, më 12 nëntor.

Binjakët e Ronaldos, Eva dhe Mateo, të cilët janë nga një nënë zëvendësuese, janë pesë muaj më të vjetër.

Dhe Georgina dëshironte të tregonte dallimin mes fotografive të paraqitura dhe të vërtetës së përditshme për prindërit.

Ajo e etiketoi foton e parë si “të përsosur” – me të tre fëmijët që ishin të qetë, ndërsa fotografia e dytë shfaq rrëmujën që ata po krijojnë.

Bashkëshorti i saj, Cristiano Ronaldo gjithashtu ka një fëmijë të katërt, të quajtur Cristiano Junior.

Share With:
Translate »
807 Views