Gigi Hadid bëhet nostalgjike dhe ndan të gjitha momentet që nuk i kishit parë deri tani gjatë shtatzënisë

Që prej momentit kur ndau lajmin e shtatzënisë, Gigi Hadid ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Së fundmi modelja ka zgjedhur të ndajë disa nga fotot më të bukura të pritjes së ëmbël me barkun e rrumbullakosur përgjatë gjithë muajve të pritjes së ëmbël.
“Që prej javës së 27-të, koha fluturoi”, ka shkruar Gigi Hadid krah postimit.
Këto postime të modeles i kanë bërë ndjekësit të mendojnë se Gigi ka lindur tashmë, ndonëse nuk e ka ndarë ende këtë moment në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Hadid dhe Malik nuk e kanë fshehur lumturinë e këtij momenti special në jetën e tyre dhe se shumicën e kohës e kanë kaluar në fermën e tyre në Pensilvani.

Share With:
Translate »
720 Views