Gigi Hadid nuk ka lindur në spital, modelja e ka sjellë në jetë vajzën e saj në një vend aspak të zakontë

Gigi Hadid dhe Zayn Malik para 4 ditësh ndanë me ndjekësit një nga lajmet më bukura, atë të ardhjes në jetë të vajzës së tyre. Dyshja nuk dhanë asnjë detaj nga lindja, përveçse ndanë emocionet e tyre me fansat.

Mirëpo së fundmi është mësuar se Gigi ka lindur në një vend aspak të zakontë. Burime pranë modeles kanë treguar për PageSix se ajo e ka sjellë në jetë vajzën e saj në një fermë në një zonë rurale në Pensilvani.

Të njëjtat burime kanë treguar se vogëlushja ka lindur në 19 shtator dhe se çifti kanë qenë të izoluar në fermë që nga muaji maj. Gjithashtu është mësuar se pranë fermës së tyre ka një të tillë në pronësi edhe nëna e Gigi-t, Yolanda.

Më herët PageSix ka treguar se Zayn bleu fermën pranë Yolandas dhe aty ai ka mbjellë domate, kastraveca dhe shëtit me motorin e tij ATV. Kujtojmë se ditën e enjte Gigi ndau në Instagram, një foto të dorës së vajzës dhe tregoi se ajo kishte lindur gjatë fundjavës, pa dhënë detaje specifike.

Share With:
Translate »



502 Views