Gisele Bundchen feston 45-vjetorin në Brazil me djalin e saj 5 muajsh, mesazhi prekës për nënën e ndjerë

Supermodelja braziliane Gisele Bündchen ka ndarë momente të veçanta nga ditëlindja e saj e 45-të, të cilën e festoi pranë familjes në vendlindje.

Ajo publikoi në rrjetet sociale disa fotografi intime me djalin e saj 5 muajsh, fryti i dashurisë me partnerin aktual Joaquim Valente, duke prekur zemrat e ndjekësve me ndjeshmërinë dhe natyralitetin e tyre.

Gisele, e cila u bë nënë për herë të tretë në shkurt të këtij viti, zgjodhi të kalojë ditëlindjen në natyrë, në Rio Grande do Sul, ku ndodhet edhe familja e saj. Në fotot e publikuara, ajo shfaqet e buzëqeshur me djalin në krahë, ulur në një ambient të qetë në natyrë, si dhe në një tjetër imazh ku pozon me të birin në një pyll të gjelbëruar.

Në disa nga fotot, modelja shfaqet gjithashtu përkrah motrës së saj binjake dhe babit të tyre, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve familjare dhe momentit të përbashkët në këtë ditë të veçantë.

Në përshkrimin që shoqëronte postimin, Gisele shkruan:

“Nuk kam qenë shumë aktive këtu kohët e fundit, por doja të shfrytëzoja një moment për t’ju falënderuar për të gjitha urimet e ngrohta për ditëlindjen time. Jam thellësisht mirënjohëse që e kam kaluar këtë udhëtim në natyrë, e rrethuar nga dashuria dhe familja ime.”

Ajo gjithashtu preku me ndjeshmëri edhe kujtimin e nënës së saj, e cila ka ndërruar jetë, duke shtuar:

“Sot është edhe ditëlindja e nënës sime. Na mungon shumë, por e dimë se ajo është gjithmonë me ne. Vazhdoj t’i besoj dhe ta mirëpres jetën me një zemër të hapur, plot mirënjohje për gjithçka që do të vijë.”

Share With:
Translate »
81 Views