Gjashtë muaj pa të atin, Jonida Vokshi prek me kujtimin për të
Moderatorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka ndarë një kujtim prekës për babanë e saj në gjashtëmujorin e ndarjes nga jeta. Në një postim emocionues në Instagram, Jonida publikoi një foto të bukur e plot nostalgji, në të cilën shfaqet e përqafuar me babanë e saj, të cilën e shoqëroi me disa fjalë që prekin zemrat.
“6 muaj pa ty sot bush. Zakonisht unë flas, shkruaj e shprehem, por sot dua ta mbaj për vete,” shkroi moderatorja, duke shprehur kështu mungesën e madhe dhe dhimbjen që ndien për humbjen e njeriut më të dashur.
Ky kujtim vjen si dëshmi e lidhjes së fortë që Jonida ka pasur me babanë e saj, duke rikujtuar edhe një herë se dashuria dhe kujtimet mbeten gjithmonë gjallë në zemrat e atyre që kanë humbur njerëzit më të dashur.