Gjashtë vite pas vdekjes së Naya Rivera-s, djali i saj ndjek hapat e nënës

Djali 10-vjeçar i Naya Rivera-s, e cila u mbyt në vitin 2020 po ndjek hapat profesionale të prindërve të tij, pasi ka siguruar rolin e parë në një film.

Sipas faqes IMDb, djali i protagonistes së serialit “Glee” do të marrë pjesë në filmin “The Burning Valley”, me skenar dhe regji nga Evan Corey, ku do të jetë në krah edhe të babait të tij.

Në debutimin e tij në kinematografi, Josey Hollis Dorsey do të interpretojë një personazh që për momentin identifikohet si “Djali”, ndërsa Ryan Dorsey do të luajë një personazh të quajtur “Babai”. Përmbledhja zyrtare e filmit ende nuk është publikuar, megjithatë Corey ka zbuluar në një intervistë për gazetën “The Tribune-Review”, në Pensilvani, se historia fokusohet te deindustrializimi. Xhirimet e produksionit nisën në këtë zonë në fillim të gushtit.

“Filmi flet për një burrë që punon në industrinë e çelikut dhe humbet vendin e punës pasi fabrika njofton se do të mbyllet”, deklaroi Evan Corey për të njëjtin medium.

“The Burning Valley” shënon debutimin e Corey-t si regjisor. Ai ka më herët është shfaqur si aktor në dy produksione. Në vitin 2015 mori pjesë në filmin e shkurtër “Adopted”, ndërsa në vitin 2022 luajti në filmin “Dear Zoe”, me protagoniste Sadie Sink, sipas IMDb. Në kastin e “The Burning Valley”, sipas IMDb, janë edhe Tyler Miles, J.B. Brown, Joseph Dukar, Whip Hubley, Patrick Jordan, Sam Lothard, Joseph Maja dhe Sheila McKenna.

Para se të siguronte rolin e tij të parë në një film, Josey kishte bërë debutimin në teatër në moshën 8-vjeçare. Në vitin 2024, ai mori pjesë në një produksion të “Seussical Jr.” në shtetin e origjinës së babait të tij, West Virginia. Ryan Dorsey dhe djali i tij ishin zhvendosur nga Los Angeles në këtë shtet në vitin 2023.

Lajmi për pjesëmarrjen e Josey-t në “The Burning Valley” vjen gjashtë vite pas vdekjes së nënës së tij, Naya Rivera-s, më 8 korrik 2020, në moshën 33-vjeçare. Aktorja dhe djali i saj ndodheshin në një varkë me qira në liqenin Piru, në Ventura të Kalifornisë, kur Rivera hasi vështirësi teksa po notonte dhe u mbyt.

Naya Rivera dhe Ryan Dorsey u martuan në korrik 2014, tre muaj pas ndarjes së aktores nga reperi Big Sean. Çifti qëndroi i martuar për dy vite, ndërsa aktorja paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016, kur Josey ishte 14 muajsh.

Share With:
Translate »
2 Views