Gjenden fëmijët e rrëmbyer, Presidenti falenderon policinë dhe qytetarët
Gjenden dy fëmijët e rrëmbyer në Qipro, 11-vjeçarët Themistocles Dolglis dhe Philip Stamatakis, që u rrëmbyen mëngjesin e sotshëm në oborrin e shkollës së tyre në Larnaka. Këtë zhvillim pozitiv sapo e ka konfirmuar Ministri i Arsimit të Qipros në Twitter.
Këtë lajm të mirë i ka dhënë prindërve Ministri i Arsimit që ka informuar prindërit se fëmijët u gjetën. Në fakt, në lajm thuhet se fëmijët u gjetën pranë shkollës fillore.
Rrëmbimi ndodhi mëngjesin e sotshëm në shkollën fillore “Kamaros” në Larnaka, ku një person që u hoq si mësues, i kërkoi disa fëmijëve ta ndihmonin që të transportonte disa libra. Nga grupi i fëmijëve u ofruan dy fëmijët 11-vjeçarë që më pas, nuk u paraqitën më në mësim.
Fëmijët vinin të dy nga familje greke. Babai i Stamaki dhe nëna e Dolgis punonin sëbashku në spitalin e përgjithshëm të Larnakas, ai mjek dhe ajo infermiere.
Urime nga Presidenti i Republikës
Urimet e tij për përpjekjet titanike të autoriteteve përgjegjëse po ashtu edhe për qytetarët që kontribuan në identifikimin e dy të vegjëlve janë dhënë edhe nga Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadis përmes Twitter-it..
“Urime Për Policinë e Qipros , të gjitha autoritetet e republikës, për por edhe për qytetarët që me informacione kontribuan në idfentifikimin e dy të miturve”. Falenderime nga zemra!” ka shkruar ai.