Gjendet e vdekur 2-vjeçarja e zhdukur në Serbi. Zbardhet krimi!

Kërkimet për 2-vjeçaren Danka Iliq në Serbi kanë përfunduar me një fund tragjik. E mitura ishte shpallur e humbur prej datës 26 mars, teksa po luante para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije në Serbinë verilindore. Sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç raportoi se vajza e vogël kishte vdekur. Vdekja e saj u shkaktua nga dy punonjës të ujësjellësit, të cilët e tërhoqën zvarrë vogëlushen me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas e hodhën trupin e saj të pajetë në një zonë të përdorur si deponi ilegale. Autorët janë arrestuar dhe kanë pranuar fajësinë, ka bërë të ditur Vuçiç.

“Kam një lajm të keq për këtë fëmijë, për Dankën tonë nga Bori. Policia arrestoi dy persona që vranë Dankën e vogël dhe me sa kuptoj unë, të dy e pranuan këtë. Sipas informatave që kam marrë nga MPB-ja, gjërat kanë përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme”, tregoi presidenti serb.

Zhdukja e Dankës së vogël kishte mobilizuar autoritetet serbe, por edhe Interpolin pasi kishte dyshime se ajo ishte rrëmbyer nga shtetas të një shteti fqinj

Share With:
Translate »
26 Views