Gjendet zgjidhja për të qetësuar fëmijën nga të qarat para gjumit

Shumë nëna të reja vuajnë për orë me radhë nga të qarat e foshnjave të tyre dhe shpeshherë as ato nuk janë në gjendje ta kuptojnë arsyen. Shpeshherë, fëmijët qajnë edhe për shqetësime të vogla, por si ta gjesh zgjidhjen për ta qetësuar?

Vaji i kokosit. E dinit që është perfekt për të qetësuar fëmijët nga të qarët? Vaji më i përdorur në produktet faramaceutike, në të vërtetë është një ilaç edhe për bebat. Ky vaj natyror ka një potencial të madh te të vegjlit.

Ndërsa ne e vlerësojmë vajin si një domosdoshmëri për maskën e fundjavës, edhe foshnjat gjithashtu mund të përfitojnë nga vlerat e këtij antioksidanti të jashtëzakonshëm, antibakterial dhe antiinflamator.

Kështu, për momentin lërini mënjanë produktet me kimikate që përdorni për vogëlushin dhe zgjidhni një mënyrë shumë të thjeshtë për ta qetësuar nga të qarët. Duke përdorur një produkt organik.

Bëjini një masazh!

Pasi i ke lyer mollëzat e gishtave me vaj kokosi, fillo t’i bësh masazh në kokë bebes dhe sidomos zonës sipër veshëve të tij. Në vend të çdo shampoje që mund të përdorje, zgjidh vajin  e kokosit. Lëkura do të qëndrojë gjithmonë e butë dhe qetësimi nga masazhi do të vijë gruadualisht. Edhe aroma që ka vaji i kokosit është vërtetuar se është e dashur dhe qetësuese për fëmijët.

Share With:
Translate »
827 Views