Një Kardashian sapo deklaroi se nuk është shtatzënë

Një nga të dyshuarat tona kryesore në familjen Kardashian na konfirmoi që nuk është shtatzënë.

Ajo është Kourtney Kardashian. 38 vjeçarja nëpërmjet një statusi në twitter ka mohuar zërat se është në pritje të një fëmije. Dyshimet u shtuan më shumë kur gjatë një interviste për “Grazie”, Kourtney tha “jam shtatzënë”. Kjo deklaratë u lexua si një konfirmim nga ajo, por 38-vjecarja u shpreh se ishte një keqkuptim nga ana e gazetares.

“Kam parë në mediat online se unë kam thënë se jam shtatzënë gjatë një interviste. Kjo deklaratë ka dalë jashtë kontekstit”, tha ajo.

Megjithatë, ylli i “Keeping Up With Kardashian”, deklaroi se edhe nëse në të ardhmen do të jetë shtatzënë, nuk do ta sillte në jetë fëmijën në program pasi është penduar që ka shkatërruar privatësinë e fëmijëve të tjerë.

Për shtatëzëninë e Kim, Khloe dhe Kylie jemi të sigurt. Dyshimet u shuan totalisht pas deklaratës së Kriss Jenner e cila tha se ndihet në “qiellin e shtatë”.

Share With:
Translate »
668 Views