Gjendie alarmante, fëmijët tepër të rrezikuar nga ndikimi i pornografisë
Hetimet për fëmijët që ndajnë imazhe seksuale të tyre dhe të tjerëve janë dyfishuar, tregojnë shifrat e fundit.
Forcat në Angli dhe Uells regjistruan 6,238 vepra penale “sexting”(dërgim ose shpërndarja e imazheve seksuale)të të miturve nga viti 2016-17, me një normë prej 17 vetash në ditë.
Policia tha se raportet përfshijnë fëmijët deri në moshën 10 vjeçare.
Kryeoficeri Simon Bailey, udhëheqësi i shefave të policisë kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, tha: “Ky është një trend shqetësues në rritje”.
Numri i rasteve nën moshën 18 vjeç që ndajnë imazhe të pahijshme ose të ndaluara u rrit me një të tretën, në 4,681 vepra të regjistruara vitin e kaluar që përfaqësojnë një rritje prej 131% nga viti 2014-15, me 2,700 incidente.
Bailey, i cili është kreu i grupit të shpëtimit në Norfolk, tha: “Ndarja dhe posedimi i këtyre imazheve është kundër ligjit. Pasi një imazh ndahet me të tjerët, mund të shkaktojë turpërime dhe shqetësime të thella”.
Ai bëri thirrje për veprim më të shpejtë nga kompanitë e mediave sociale,gjithashtu shtoi se shkollat duhet të luftonin më shumë ndikimin e pornografisë.
Vajzat kanë më shumë gjasa të jenë viktima, por të dyshuarit ose autorët janë të ndarë në mënyrë të barabartë midis djemve dhe vajzave.
Hetuesit vunë në dukje se raportet për veprat penale ranë ndjeshëm në gusht, duke sugjeruar se fëmijët janë më në rrezik gjatë periudhës së shkollës.