Gjeni personazhin në foto/ Sot një nga këngëtaret më të komentuara në rrjet, ja si dukej ajo në fëmijërinë e saj
Sot është një nga këngëtaret më me zë në industrinë tonë muzikore. Enca është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare, duke e formuar një bazë të madhe të adhuruesve.

Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, shpesh postimet e saj dinë të jenë super provokative.

Së fundmi është publikuar një foto ku shihet Enca e vogël. Në këtë imazh, Enca shfaqet shumë simpatike.

artistja së fundmi ka publikuar në InstaStory një letër dashurie, ku duket se e ka marrë nga një person i veçantë. “Faleminderit që je e imja”- shkruhej në letër dhe krahas postimit Enca shprehej: “Të zgjohem kështu”- duke i bashkangjitur disa emoji me fytyra të lumtura.
