“Do t’ia vras burrin dhe do bëj seks me motrën tënde para teje”/ Dalin kërcënimet e burrit ndaj gruas shtatzënë që vrau

“Do ia vras burrin dhe do të bëj seks me motrën tënde para teje”. Këto ishin fjalët e të dyshuarit që ishin raportuar në organet ndjekëse nga viktima Hamide Magashi në korrik të këtij viti.

Mediat kosovare kanë siguruar dosjen hetimore në të cilën përfshihet deklarata e viktimës Hamide Magashi, e cila ishte dhënë në hetuesi muaj më parë.

Hamide Magashi u vra me armë zjarri në oborrin e QKUK-së. Autori ishte bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili ende është në arrati.

E ndjera Magashi kishte raportuar se kishte pasur në vazhdimësi dhunë nga i dyshuari Sokol Halili.

Ajo kishte deklaruar se në çdo vizitë të cilën kishte bërë te familja e saj kishte qenë nën përcjelljen e vjehrrës dhe vëzhgimin nga afër të bashkëshortit.

Përpos dhunës Magashi kishte deklaruar edhe se çdo pagë të cilën e merrte nga puna në Komunën e Ferizajt ia dorëzonte bashkëshortit duke i paguar kështu edhe gjobat në trafik.

Share With:
Translate »
136 Views