Gjërat që çdo femër duhet të dijë për testet e shtatzënisë
Markat dhe llojet e testeve të shtatzënisë janë të pafundme. Shpesh femrat zgjedhin testin më të shtrenjtë me besimin e ai mund të japë një përgjigje me të saktë. Mirëpo a është e vërtet kjo? A është aq e thjeshtë kryerja e një testi shtatzënie? Si funksionojnë këto teste?
Ja 6 gjëra që duhet të dini lidhur me testet e shtatzënisë.
1-Ato masin të njëjtën gjë.
Të gjitha llojet e testeve të shtatzënisë masin vetëm një hormon të quajtur “ganadotropin korionik” ose HCG. Ky hormon gjendet në trupin e femrave edhe kur nuk janë shtatzënë, por në momentin që mbeteni shtatzënë niveli i këtij hormoni rritet në gjak dhe del jashtë gjatë urinimit.
2-Bëjeni testin herët në mëngjes.
Mjekët rekomandojnë që testi apo analizat e shtatzënisë të bëhen në mëngjes, pasi gjatë natës hormoni HCG ka mundësi të kalojë nga gjaku në urinën tuaj. Në këtë mënyrë do të merrni rezultate më të mira dhe të sigurta.
3-Testet e shtrenjta të shtatzënisë nuk janë më të saktë.
Nëse jeni në farmaci dhe dëshironi një test shtatzënie mos zgjidhni atë më të shtrenjtin me shpresën se do të merrni një përgjigje më të saktë. Të gjitha teste matin të njëjtën gjë dhe për këtë arsye ato do të nxjerrin të njëjtin rezultat. Zgjidhni një test që mund ta përballoni.
4-Doktori mund të bëjë një tjetër test për zbulimin e shtatzënisë.
Testet e mjekëve janë më të specifikuar dhe më të zgjeruar ku përveç matjes së HCG ato shohin edhe nivelet e tjera të një komplikacioni apo shtatzënie në rrezik.
5-Shëndeti juaj mund të ndikojë në rezultatet e testit.
Disa medikamente kanë aftësinë të rrisin nivelin e HCG duke dhënë një rezultat pozitiv të testit edhe kur nuk jeni shtatzënë. Çrregullimet e hipofizave ose kanceri mund të shkaktojnë gjithashtu HCG të lartë.
6-Besojini testit që herën e parë.
Nëse jeni shtatzënë atëherë nuk keni pse kërkoni një konfirmim të dytë. Besojeni testin që here të parë dhe më pas shkoni tek doktori për të parë ecurinë e shtatzënisë.