Piknik në Shtëpinë e Bardhë, e gjithë vëmendja tek Ivanka Trump dhe fëmijët e saj…

Kongresmenët amerikanë kanë qenë të ftuar për një piknik në oborrin e shtëpisë së bardhë nga Donald Trump dhe familja e tij. Në një mjedis joformal, kemi një Ivanka mahnitëse që duket si mamaja e përsosur e dalë nga një histori fiction. Përralla nis me fustanin e saj, ideali për një piknik mbi bar, me lule, plot ajër, me supe të rrëzuara, i lehtë…Si rrallë herë, Ivanka është përfshirë në lojëra, duke u rrotulluar me vajzën e madhe Arabella, që me siguri është kënaqur pa fund që e ka pasur mamanë, tashmë edhe këshilltare e Presidentit, aq shumë të përkushtuar ndaj saj në ato çaste.   Shohim edhe foto familjare që ajo vetë ka postuar me bashkëshortin dhe dy djemtë, më i vogli tre vjeç.

 

Share With:
Translate »
914 Views