Gjesti i Brooklyn do ta bëjë përjetë krenar David Beckham

Djali i madh i çiftit Victoria dhe  David Beckham, Brooklyn Beckham është bërë një personazh po aq i famshëm sa ata qëkur mbushi 18 vjeç e botoi libri e tij të parë të fotografisë të titulluar “What I see”. I larguar për studimet e larta në Nju Jork, ai ka bërë një tatuazh minimalist për të nderuar karrierën e suksesshme të të atit. Ai ka treguar se ka bërë tatuazh numrin shtatë në gishtin e vogël të dorës. Ky ka qenë numri i fanellës së David kur luante me ekipin e Manchester United, dhe kombëtaren e Anglisë, e me të cilën ka fituar trofetë më të rëndësishëm të karrierës. “Shtata, numri i tij me fat”, ka shkruar Brooklyn, i cili me siguri që e ka bërë krenar David me këtë gjest!

Share With:
Translate »
524 Views