Gjesti i RRALLË i gjimnazit “Çajupi” ditën kur mësuan për vdekjen e Blerta Pepës!

Blerta Pepa, vajza 16-vjeçare e cila ndërroi jetë gjatë operacionit në një spital privat në Tiranë, ishte mjaft e talentuar në fushën e këngës, por fatkeqësisht ëndrat e saj u prenë në mes.

Me marrjen e lajmit të hidhur, gjatë ditës së djeshme, gjimnazin ka shprehur mirënjohjen ndaj Blerta Pepës, për talentin e saj të rrallë. Kështu, ata e kanë nderuar pas vdekjes 16-vjeçaren menjë certifikatë mirënjohjeje “për kontributin artistik në fushën e këngës, në shkollën Andon Zako Çajupi gjatë vitit shkollor 2016-2017”.

Blerta Pepa ka përfaqësuar shkollën e saj në aktivitetin Tirana Art Fest. Dhe kjo certifikatë është si një homazh që gjimnazi bën për nder të saj.

Share With:
Translate »
1944 Views