Gjidhënia: A ndikon madhësia apo forma e gjinjve?

Shumë gra mund të shqetësohen se madhësia ose forma e gjinjve të tyre mund ta bëjë të vështirë procesin e gjidhënies.

E vërteta është se: Madhësia e gjirit nuk ka të bëjë fare me prodhimin e qumështit! Madhësia e gjirit varet nga sasia e indeve yndyrore. Sa më i madh të jetë gjiri, aq më shumë inde yndyrore keni dhe anasjelltas

Sasia e indit të gjëndrave që prodhojnë qumësht në gjoksin tuaj ka rëndësi dhe nuk lidhet me madhësinë e gjinjve. Sasia e qumështit të ruajtur në gjinj ndryshon nga njëra grua te tjetra, por gjithashtu nuk lidhet me madhësinë e përgjithshme të gjirit. Vëllimi i ruajtjes së qumështit mund të ndryshojë edhe midis gjinjve tuaj.

Një pjesë shumë e vogël e grave kanë gjoks hiperplastik, që do të thotë se indet e tyre prodhuese të qumështit janë të pazhvilluara. Këto gra mund të kenë vështirësi për të prodhuar qumësht për foshnjat.

Po thithat e gjirit, a  kanë rëndësi?

Thithat gjithashtu kanë forma dhe madhësi të ndryshme. Disa thitha janë më të sheshta se të tjerat dhe disa janë të përmbysura ose tërhiqen nga brenda. Me pak ndihmë (si për shembull përdorimi i kokave të silikonit), edhe gratë me thitha të sheshta ose të tërhequra nga brenda mund ushqejnë foshnjën me gji.

Share With:
Translate »
138 Views