Gjimnazisti hedh spray djegës në korridorin e shkollës, 3 nxënës përfundojnë në spital
Për pasojë disa nxënës të kësaj shkolle janë ndjerë keq. Sakaq, nxënësi që ka hedhur spray është shoqëruar nga policia, ndërsa shërbimi mjekësorë ndodhet në ambientet e shkollës.
Gazetari Juli Shota bën me dije se 3 prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ku po u bëhet perfuzion, elektrolit, antivomitiv, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shqetësime serioze.