Gjirokastër, 13-vjeçarja plagos me thikë 15-vjeçarin, dyshohet për xhelozi
Një nxënës qëllohet me thikë nga një nxënëse. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare nxënëse e shkollë 9-vjeçare ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër.
Sapo nxënësi është qëlluar, me mjetin prerës, është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe përcjellë menjëherë në spital me makinë të rastit.
Policia ka kapur vajzën adoleshente të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut.
Dyshimet e para të këtij akti janë se vajza 13-vjeçare e ka kryer këtë akt për xhelozi ndërsa hetimet vazhdojnë.