Gjithmonë aty për të! Landi Hysi i bën urimin super të veçantë djalit të Dr. Florit për ditëlindje!

Megjithëse Dr. Flori u nda nga jeta në moshë të re dhe la pas bashkëshorten me dy fëmijët, këta të fundit s’kanë mbetur kurrë vetëm.

Jo vetëm të afërm e familjarë, por për ta kanë treguar kujdes të madh edhe miqtë e Florit, anëtarë të grupit “West Side Family”.

I vogli i këngëtarit, Danieli, feston ditëlindjen dhe në rrjete sociale nuk mungoi urimi më i ëmbël nga Landi Hysi.

Ai publikoi foto të Danit i cili mbushi 6-vjeç, duke i shkruar krahas postimit fjalët më të veçanta:

“Dje. Sot. PËRGJITHMONË!
Gëzuar Dani!
Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është!
VETËM Zoti është gjykatësi yt!”- shkroi Landi krahas postimit.

Share With:
Translate »
672 Views