Gjithmonë na ka bërë kurioz, Klea Huta tregon si e zbuloi emrin Krid

Klea Huta dhe Elgit Doda 2 vite më parë i surprizuan të gjithë, teksa publikuan foto të tyre të veshur si nuse e dhëndër. Ata realizuan një super set fotografik në Marrakesh dhe këto imazhe u shpërndanë me shpejtësi. Dyshja u martuan shumë larg syrit të publikut në fshehtësi të plotë, vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë një dasmë prej tyre.

Mbrëmjen e sotme, Klea Huta ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe zbuloi disa detaje nga jeta e saj. Moderatorja në fakt zbuloi se ajo dhe Elgiti kanë bërë thjesht setin fotografik në Marrakesh, sepse menduan se jashtë shtetit do të ishte më mirë e më lirë. Klea tha se planet e dasmës do të kristalizohen në një moment të dytë, sespe do të presin sa të rritet edhe pak vogëlushi i tyre, Krid.

“Kemi qejf, sa të rritet edhe pak djali”, tha Klea.

Ndërsa sa i përket emrit Krid, që na ka bërë gjithmonë kurioz, moderatorja zbuloi se para se të vinte në jetë vogëlushi e dëgjoi në një film.

“Kur unë isha shtatzënë po shikoja një film me Elgitin dhe po haja një mollë. Në atë kohë po kërkonim për emra për djalin dhe nuk po dinim kë të zgjidhnin. Shiko këtej shiko andej, nuk po na ngjiste asnjë emër. Edhe kështu ne po shikonim një film, ai djali personazhi kryesor e kishte Krid dhe unë thashë “Eureka””, tregoi Huta.

 

Share With:
Translate »
229 Views