Gjithnjë e më shumë vajzat po vuajnë për shkak të dukjes fizike: Prindër, ju duhet t’u ndihmoni!

Më shumë se 15 për qind të vajzave më të reja se 12 vjeç rregullisht vënë maskarë, hajlaner dhe buzëkuq, vuajnë nga çrregullimi në ushqim, kanë të zvogëluar vetëbesimin dhe kanë komplekse për shkak të dukjes fizike.

Elizabeth Blum, autore e librit: “Kujdesuni, biseda për femrat e mençura në botën e budallallosur”, këshillon që vajzave të vogla në fëmijëri të hershme u ndryshon mënyra e sjelljes me qëllim të shmangin pasojat në moshën e mëvonshme.

Në vend që t’i lavdëroni për fundin apo bishtalecat, Liz propozon që t’i pyesni se si ndihen, çka lexojnë, çka dëshirojnë e çka nuk dëshirojnë.

Nëse janë më të rritura, flisni me to për ndotjen e ambientit jetësor, ndryshimet në sistemin shkollor, për sportin, filmat…

– Esenca është që të mësojnë të mendojnë me kokë të tyre, jo të presin që ndokush t’u japë kompliment për bukurinë e jashtme – tërheq vërejtjen autorja e librit

Share With:
Translate »
741 Views