Gjykata nuk e lejon të abortojë, 10-vjeçarja e përdhunuar sjellë në jetë fëmijën

Një vajzë 10 vjeçe, viktimë e përdhunimit e cila nuk e lejua që të abortonte nga Gjykata e Lartë Indiane, ka sjellë në jetë foshnjen e saj. Ajo u shtrua në spital mëngjesin e sotëm (17 gusht) dje nëpërmjet seksionit C në një nga spitalet qeveritare në Chandigarh, pasi kockat e saj të legenit nuk ishin shumë të forta për të përballuar dhimbjet e një lindje normale. Sipas mjekëve në spital GMCH, si 10-vjeçarja ashtu edhe vajza e saj e porsalindur nuk janë në gjendje të qëndrueshme dhe do të qëndrojnë në spital deri  sa të shërohen. “Fëmija peshon 2.2 kg dhe është nën peshë. Të dyja do të qëndrojnë nën kujdesin intesiv pasi vajza ka qepje pas lindjes,”-është shprehur mjeku. Operacioni u zhvillua në orën 09:15 dhe vazhdoi përreth dy orë. Kur foshnja të jetë jashtë rrezikut për jetën do të bëhet tesi i gjakut për të zbuluar atësinë. Vajza nuk është në dijeni se është shtatëzanë. Prindërit e saj i kanë thënë që ka një gur në bark dhe duhej të operohej për ta hequr. Babai i saj i ka kërkuar autoriteteve spitalore që e porsalindura të jepet për adoptim. Mendohe se vajza është përdhunuar nga xhaxhai i saj për disa muaj dhe krimi doli në dritë kur vajza u dërgua në spital duke u ankuar për dhimbjen e stomakut muajin e kaluar, ku edhe u zbulua se ishte 30 javëshe shtatzënë. Më 28 korrik, Gjykata e Lartë kishte hedhur poshtë një kërkesë për të kërkuar vendimin e saj për ndërprerjen e shtatzënisë pasi mori në konsideratë një raport mjekësor se aborti nuk ishte as i mirë për vajzën, as për fetusin.

 

Share With:
Translate »
756 Views