Gjyshe për herë të parë, Jozefina Topalli del në publik me nipin

Para pak kohësh Jozefina Topalli u bë gjyshe për herë të pari pasi e bija, Megi solli në jetë në fëmijë. Ajo dhe partneri i saj Angjelin Serreqi, me të cilin bashkëjeton që prej kohësh, u bënë prindër të një djali. Familja Topalli është treguar shumë e rezervuar dhe akoma nuk e ka zbuluar një foto të portretit të foshnjës.

Së fundmi Jozefina ka marrë çmimin e karrierës në Universitetin e Shkodrës. Mes të pranishmëve në sallë janë dukur dhe e bija me djalin e saposalindur. Ish-kryeparlamentarja ka mbajtur një fjalim dhe thotë se e larguan nga politika, pikërisht atëherë kur kishte për të dhënë më shumë.

“Isha me djalin e porsalindur të vajzes  në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e universitetit dhe më tha se do nderohesha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime.Unë isha mesuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin shpallesh armike. Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ënderr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungese përfaqesimi. Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. Vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre.” është shprehur Topalli sipas burimeve nga ‘Gazeta Shqiptare’.

Share With:
Translate »
694 Views