Gjyshi i kërkon Gentës të martohet në mënyrën më epike: “Vajte 28 vjeç”

Prej disa ditësh Genta Gjalpi e “Big Brother”, ndodhet në fshat në shtëpinë e gjyshërve dhe na ka kënaqur me videot që poston çdo ditë duke na treguar jetën në fshat apo kohën që kalon me gjyshërit.

Mbrëmjen e sotme Genta ka postuar në Instastory disa video ku shihet duke biseduar me gjyshin. Ky i fundit e pyet Gentën sa vjeç është dhe kur ajo i thotë 28, gjyshi e hedh fjalën tek martesa.

“Martohu demek se shumë e zgjate”, shkruan Genta krah videos që me siguri i ka bërë të qeshin ndjekësit e saj.

Share With:
Translate »
860 Views