Ariana dhe Ermali e paskan gjetur emrin e vajzës dhe gjyshi Sabri sapo e tregoi live
Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë në pritje të ëmbël të një vajze që do të vijë së shpejti në jetë!
Prindërit organizuan një festë për mirëseardhjen e vogëlushes dhe duket se ata janë përgatitur për t’u bërë së shpejti prindër për herë të katërt.
Ata madje e kanë gjetur edhe emrin e vogëlushes që presin dhe nëse mendoni se e kanë mbajtur surprizë deri në momentin kur të lindë, gaboheni!
Ka qenë gjyshi Sabri Fejzullahu ai i cili ka zbuluar emrin në një intervistë për emisionin veror “Sonte” në T7.
Gjyshi Sabri tha se vogëlushja do të quhet Ana dhe është duke e pritur me padurim, sepse familja e tij po rritet me dashuri.
Ariana dhe Ermali janë aktualisht prindër të 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.