Tek vila e tyre në Gjirin e Lalëzit, Xhensila surprizon Besin në përvjetorin e martesës

Ditën e sotme, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festojnë 2-vjetorin e martesës së tyre dhe Besi e ka nisur ditën me një urim special për bashkëshorten e tij.

Aktori publikoi pamje nga dasma gjigante e tij dhe Xhensilës, duke thënë se ajo ishte dita e dytë më e bukur e jetës së tij, pas lindjes së Ajkës.

“Gëzuar përvjetorin e 2-të Xhensila Myrtezaj! Dita e dytë më e bukur pas lindjes së Ajkës”, shkruante ai duke bërë tag Xhensilën.

Mirëpo surpriza e vërtetë ka qenë ajo e Xhensilës, e cila ka përgatitur dhuratën më speciale për partnerin e saj.

Këngëtarja ka përgatitur një darkë super romantike me qirinj e lule në kopshtin e shtëpisë, duke e lënë pa fjalë Besin me gjestin e saj.

“Që ta dini ju, nuk bëjnë veç burrat surpriza, bëjmë edhe ne femrat.” -shprehet ajo teksa filmon Besin duke ecur drejt tryezës së shtruar.

“Puna është që ti e di se në evente të tilla nuk duhet të mungojë domatja. Ty hallall të qoftë që qenke mundu…”- thotë Besi me humor.

“Po ja jam unë domatja”- shton Xhensila, ndërsa të dy kanë nisur të qeshin.

Kujtojmë se një vit më parë, Xhensila dhe Besi u bënë prindër të vogëlushes Ajka, e cila është bërë kryefjala e jetës së çiftit.

Share With:
Translate »
1781 Views