Gjyshja e Dojnës na mëson se komunikimi është çelësi i një marrëdhënie të suksesshme

Dojna Mema ka një gjyshe dhe familje vërtetë simpatike, këtë e kemi zbuluar prej kohësh në Instagram.

Por këtë herë përmes një telefonate të gjyshes me gjyshin, Dojna na kujton të gjithëve se si komunikojnë prindërit apo gjyshërit tanë në botën e teknologjisë.

“Dëgjo, ku je tani ku je? Do shkosh tek shtëpia e Liljanës”, dëgjohet të thotë Gjyshja e Dojnës në telefon, por gjyshi i saj i përgjigjet disa herë duke e ripyetur se ç’po i thotë dhe në fund i thotë se nuk e dëgjon.

Pas disa përpjekjeve për të kumunikuar me të shoqin, gjyshja e Dojnës duket se në fund dorëzohet dhe i thotë: “Mirë shpirt s’ka gjë, vazhdo programin tënd, nuk më dëgjon, në rregull”.

Ndërkohë moderatorja e cila dëgjohet duke qeshur në video, e ka postuar atë dhe bashkangjitur shkruan: “Komunikimi është çelësi i një marrëdhënie të suksesshme në çift (ose jo)”.

Share With:
Translate »
571 Views